DURRËS, 9 gusht 2013 – Para disa ditësh, në galerinë e arteve “Jozef” të Durrësit u shfaq dokumentari artistik “Romeo e Zhulieta”, që u bë shkas për një debat, lidhur me kushtet e jetesës dhe integrimin e romëve në jetën shqiptare. Vepra e Stefan Çapalikut, që kalon kufijtë e një dokumentari të zakonshëm; brenda 30 minutash kërkon të sjellë një realitet pak të njohur, duke kërkuar edhe motive artistike në tregimin e tij. Diskutimi i organizuar pas shfaqjes së filmit-dokumentar në Durrës, sipas autorëve i shërben njohjes më mirë të problematikës. Të pranishmit sollën elementë nga jetesa e komuniteteve me ngjyrë në Durrës.

 

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/