Policia ka arrestuar tre persona në Durrës dhe Krujë, për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorë”.

Mësohet se në pranga kan rënë shtetasit me inicialet e mëposhtëme:

S. H., 56 vjeç, banues në lagjen Nr.16, Durrës, pasi duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur ka aksidentuar këmbësorin shtetasin S. K., 88 vjeç, banues në lagjen Nr.17, Durrës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.

F. Xh., 26 vjeç, banues në fshatin Nikël Krujë, pasi duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge, si pasojë është lënduar vetë drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri H. Xh., 29 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

G. B., 28 vjeç, banues në lagjen Nr. 15, Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Vihen në pranga 3 shtetas, për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorë”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

S. H., 56 vjeç, banues në lagjen Nr.16, Durrës, pasi duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur ka aksidentuar këmbësorin shtetasin S. K., 88 vjeç, banues në lagjen Nr.17, Durrës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.

F. Xh., 26 vjeç, banues në fshatin Nikël Krujë, pasi duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge, si pasojë është lënduar vetë drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri H. Xh., 29 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

G. B., 28 vjeç, banues në lagjen Nr. 15, Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.