Durrës 07 Mars 2015 – Një konflikt me armë zjarri ka ndodhur pak më parë mes dy grupeve të rinjsh në një lokal në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Aleksandër Goga pranë Prokurorisë së Durrësit Policia e Durrësit bën me dije se të rinjtë fillimisht janë konfliktuar fizikisht dhe më pas kanë përfunduar duke përdorur armët e zjarrit. Nga përplasja me armë zjarri ka ngelur i plagosur një 17 vjeçar me inicialet F.B., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin Rajonal të Durrësit.
Ndërkohë policia ka shoqëruar disa të rinj të përfshirë në konflikt si dhe autorin e plagosjes.





