Shkëputja e një pjese të muraturës së një pallati të dëmtuar nga tërmeti në lagjen nr.5 i ka rrezikuar jetën një kalimtari pak më parë, ndërkohë që është dëmtuar një automjet i parkuar poshtë godinës.
Mësohet se makinës tip “Audi” i është thyer xhami i prapëm.
Megjithëse pallati është i dëmtuar prej më shumë se një viti e gjysëm, ende nuk është ndërhyrë për riparimin e tij, ndërkohë që nuk rrethohet as perimetri i godinës për të evituar ngjarje të tilla që mund të përfundojnë edhe tragjikisht.
Në katet e para të pallateve të klasifikuara me dëmtime DS3, DS4 në Durrës ka biznese që ushtrojnë aktivitetin e tyre dhe kjo përbën rrezik si për këto subjekte ashtu edhe për klientët.
Në lidhje me ngjarjen e kësaj mesdite, në vendngjarje sapo ka mbërritur edhe policia, e cila po kryen veprimet e para hetimore.





