Një vjedhje sapo ka ndodhur në lagjen nr.1 të qytetit. Një personi i është vjedhur portofoli me 500 mijë lekë të vjetra, ndërsa e kishte lënë në furgon dhe ishte larguar për 5 minuta për të mbaruar një punë.
Kur është kthyer, portofoli kishte “avulluar”.
Në vendngjarje ka shkuar dhe policia. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.






