Një 16-vjeçar është arrestuar në flagrancë, pasi ka tentuar të vjedhë në banesën e një të moshuare.
Policia bën me dije se shtetasi me iniciale R. Sh., banues në Manëz, Durrës, gjatë natës, rreth orës 01:00, në bashkëpunim me persona të tjerë kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetases Gj.Rr. 74 vjeçe, gjithashtu banuese në Manëz.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale"Vjedhja”e mbetur në tentativë parashikuar në nenin 134, 22 të Kodit Penal.





