Një qytetar i Durrësit ka mbetur i shokuar kur ka hapur një kos frutash, të sapo blerë në një market në lagjen nr.5 Durrës.

Siç duket edhe nga mesazhi dhe fotot e publikuara në Jeta osh qef, kosi është i prishur prej kohësh për shkak të kushteve të papërshtatshme të ruajtjes, ose kalimit të afatit të skadencës.

"Mirembrema Jeta Osh Qef. Shkoj te blej ne market ushqime dhe ja cfare surprize gjej ne kosin e frutave “Jogobella”. Eshte blere ne nje market prane lagjes 5 ne Durres. Anonim ju lutem",- shkruan qytetari.

Më shumë se një muaj më parë, AKU sekuestroi në një magazinë në Sukth, Durrës tonelata me ushqime, të cilave u ndryshoheshin etiketat dhe afatet e skadencës dhe hidheshin në treg për t'u konsumuar nga qytetarët.