DURRËS, 9 janar 2015–  Të dielën, më 8 shkurt 2015, Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë ka vendosur nën sekuestro preventive dy magazina në Shkozet. Dyshohet se në to është futur në Shqipëri lënda e papërpunuar, ku ishte fshehur edhe kokaina e përcjellë më pas nga porti i Durrësit drejt laboratorit të Xibrakës.

Bëhet fjalë për subjektin e regjistruar më 21 janar 2014, në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, NIPT L41321511P, me emrin “Meridian Group”, ortak i vetëm Artan Thartori, me seli në lagjen nr. 13 (Plazh), rruga “Pavarësia”, përballë hotel “Florida”. Ka si objekt aktiviteti: import-eksport, tregti me shumicë dhe pakicë tëe artikujve të ndryshëm industrialë, ushqimorë, bujqësorë, elektrikë, hidrosanitarë; veshmbathje të çdo lloji qofshin ato etj.; farmaci bujqësore

Njoftohet se në ngarkesën e bllokuar ishin dy lloje lëndësh kimike, pesticide për vreshtarinë dhe substanca për përpunimin e lëkurës (regjje dhe ngjyrosje). U pyet administratori, i cili deklaroi se nuk ka asnjë informacion se si janë përdorur kompanitë e tij për të futur në Shqipëri edhe kokainën. Thartori ka shpjeguar se porositë i ka kryer online. Mësohet se ndaj administratorit të “Meridian Group”-it nuk është marrë ndonjë masë ligjore. Hetimet vazhdojnë.

Fotoja: Nga aksioni në Xibrakë.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/