Shkrimtari Rifat Hoxha është një autor i njohur për rreth 23 botime librash të ndryshëm ku spikasin librat studimor, historikë si dhe rreth 7 romane.
Ai sipas lexuesve dhe kritikës, shquhet për forcën e argumentit dhe thellësinë e analizave që bën. Kohët e fundit ka botuar një libër të ri, i cili është pritur me mjaft interes nga strukturat intelektuale dhe lexuesit e shumtë që ka.
Libri titullohet "Kadare, Nobeli dhe letërsia e braktisur". Është një libër studimor me këndvështrim të ri mbi Kadarenë.
Shkrimtari Rifat Hoxha, shpjegon edhe përdorimin e termit në titull: "letërsi e braktisur", duke sjellë statistika jo optimiste për letërsinë tonë të sotme.
Shkrimtari dhe studiuesi Hoxha, për hartimin e librit "Kadare, Nobeli dhe letërsia e braktisur" ka punuar 3 vite rradhazi dhe i është referuar materialeve të shumta studimore.
K.H.