Shkrimtari Vladimir Muça bën pjesë ndër krijuesit durrsakë më të promovuar, pasi ndër vite ka botuar rreth 13 libra dhe i është njohur për botimet e tij të shumta në gjini letrare të ndryshme, prozë, poezi etj.

Këtë rradhe ai vjen para lexuesve të tij me 2 libra, mes të cilëve një me kritika letrare, të cilat janë frut i studimeve dhe hulumtimeve 10 vjeçare. 

Në takimin e organizuar në bashkëpunim me Klubin e Shkrimtarëve Durrsakë dhe Bibiliotekën Publike të qytetit kanë marrë pjesë shumë intelektualë të njohur, të cilët kanë vlerësuar nepërmjet referateve, rezymeve dhe kumtesave risitë që ka sjellë në letërsi puna krijuese e Vladimir Muçës.

Gjatë promovimit të dy librave, autori tha se ata janë kurorëzim i një pune shumëvjeçare të tij.

Poeti durrsak Agim Bajrami vlerësoi shumë krijimtarinë letrare të Muçës, përvojën jetësore dhe vullnetin e tij për të sjellë në art personazhe të spikatura, poezi te bukura dhe mendime novatore për kritikën letrare.

Vladimir Muça ka në proces krijues edhe 2 libra të tjerë, që lexuesi pret t’i marrë së shpejti në dorë.

K.H.