Një 61-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga efektivët e Policisë Rrugore Durrës për shkak se ndërsa po drejtonte mjetin në gjendje të dehur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një tjetër automjet.

Fatmirësisht nga përplasja nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

“Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin T. B., 61 vjeç, banues në Durrës, pasi  drejtonte automjetin në gjendje të dehur, dhe dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e tij, automjeti është përplasur me një automjet tjetër. Nga përplasja  pati vetëm dëme materiale”,– njofton policia.