Një aksident ka ndodhur në lagjen 5, tek “Rruga e Dëshmorëve”, nga ku mësohet se shkak është bërë tejkalimi i shpejtësisë së lejuar.

Drejtuesja ka humbur kontrollin pas kalimit të rreth-rrotullimit, duke dalë nga rruga. Si pasojë, mjeti është përplasur me një pemë, një automjet dhe një biznes në afërsi, duke përfunduar në hyrjen e një pallati.

22-vjeçarja, është dërguar menjëherë në Spitalin e Durrësit, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.