Një grupim biznesmenësh durrsakë ka nisur sot shpërndarjen e pakove të para me ndihma ushqimore për familjet në nevojë.

Biznesmenët dhe intelektualët e shoqatës “Taulantia” kanë bashkuar forcat për të përgatitur pako me ndihma dhe në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet vendore dhe disa gazetarë të Durrësit kanë nisur sot misionin e tyre humanitar.

73 pakot e përgatitura tek kompania “Teuta” janë shpërndarë më pas nga nismëtari i “Koncert në karantinë, Ardi Omeri dhe operatori Adi Domi si dhe dy artistët Alban Kamenica dhe Dashamir Mehmeti.

Ndalesat e para kanë qenë në lagjet 8.11 dhe 18, që i përkasin rajoneve administrative nr.2 dhe nr.4.

Disa pako me ndihma janë shpërndarë edhe tek banorë të varfër të Shijakut.

Nisma humanitare do të vazhdojë sërish, pasi për shkak të pandemisë Covid-19, numri i personave të mbetur vetëm dhe të papunë është rritur ndjeshëm javët e fundit. Pikërisht këto ditë të vështira që po kalon vendi ynë, humanizmi i biznesmenëve të qytetit bregdetar ka dalë edhe më shumë në pah, pasi tashmë kur kemi hyrë në javën e katërt të masave kufizuese janë disa nisma të grupimeve të ndryshme për të ndihmuar kategoritë më të pambrojtura.

Emrat e donatorëve të shoqatës “Taulantët”:

Dr Florian Bllaca

Ramadan Gugashi

Ermal Babameto

Doklead Ademi

Edmond Shahini

Raili Nushi

Gazmend Resuli

Igli Goga

Kastrati