Djemtë e Teutës kanë mundur të fitojnë në shtëpi ndaj Bylisit me rezultatin 1:0, por kjo ka shkaktuar pakënaqësi tek tifozët kundërshtarë.

Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët e Bylisit kanë filluar të ofendojnë dhe të përdorin fjalë fyese në stadiumin “Niko Dovana”, duke kundërshtuar kështu rezultatin që solli humbjen e skuadrës së tyre.

Por ndërkohë kanë ndërhyrë forcat e policisë duke i shoqëruar për në komisariat.