Policia e Durrësit ka arrestuar personin që qëlloi në ajër me një armë gjahu të llojit “Shotgun”. Ai është shtetasi me iniciale K.D 29 vjeç dhe sipas policisë, ai ka qenë në gjendje të dehur.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 18:00, në lagjen nr. 15 Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi K. D., 29 vjeç, në gjëndje të dehur ka qëlluar me armë gjahu në ajër.
Shtetasi K. D, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.