Shkolla “Shaqe Mazreku” shpallet fituese e edicionit të IX-të të Festivalit të Ansambleve Popullore.
Shkolla 9-vjeçare rrëmbeu kupën e festivalit duke u shpallur më e mira në garën mes 27 shkollave pjesëmarrëse.
Organizatorët vlerësuan me çmime të para performancat në 3 kategori, duke nisur nga nxënësit e klasave I – III; klasave IV – VI dhe klasave VII- IX.
Rreth 800 fëmijët pjesëmarrës konkuruan përballë njeri-tjetrit në valle, këngë popullore dhe lojëra popullore.
Kupa e festivalit
Shkolla “Shaqe Mazreku”
Kategoria e parë: Valle Popullore
Shkolla “Eneida”
Kategoria e dytë: Valle Popullore
Shkolla “Shaqe Mazreku”
Kategoria e Tretë: Valle popullore
Shkolla “Vasil Ziu”
Kategoria e parë: Lojë popullore
Shkolla “Hajdar Dushi”
Kategoria e dytë: Lojë Popullore
Shkolla “Frymë Dashurie”
Kategoria e tretë: Lojë Popullore
Shkolla “Shaqe Mazreku”
Kategoria e parë: Këngë Popullore
Marlind Tatani – Shkolla “Turgut Ozal”
Kategoria e dytë: Këngë Popullore
Doris Canaj dhe Tea Dervishi – Shkolla “Mihal Ekonomi”
Kategoria e tretë: Këngë Popullore
Viola Gjyzeli – Shkolla “Migjeni”