DURRËS, 5 janar 2014 –  Problematike mosha e adoleshencës, teksa për një fjalë goje u ngulin thikën bashkëmoshatarëve.    

Drejtoria e Policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë njofton se të dielën, më 4 janar 2015, filloi procedimi penal e punohet për kapjen e 14 vjeçarit S. GJ, banor i lagjes nr. 18 në Durrës. Dyshohet se i kërkuari, rreth orës 18.35 të së dielës, 4 janar 2015, ka bërë sherr absurd në lagjen nr. 5. Ky 14-vjeçar ka nxjerrë një thikë dhe ia ka ngulur në trup 16-vjeçarit H. K. me banim në lagjen nr. 8. I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, thanë blutë.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/