Durrës, 27 gusht 2014 – Një 45 vjeçar nga Durrësi ka denoncuar në polici largimin nga shtëpia të vajzës së tij 15 vjeçare.
Shtetasi F.K. ka pritur për tre ditë me rradhë kthimin në shtëpi të vajzës së tij B.K., që është larguar nga banesa që në datë 23 gusht.
Pasi ka komunikuar me të gjithë të afërmit dhe shoqet e vajzës, dhe pas dështimit të të gjitha tentativave për ta gjetur vetë adoleshenten, prindi është dorëzuar dhe ditën e martë është drejtuar në komisariat për ndihmë.
Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim 15 vjeçaren dhe ka shpërndarë foton e saj dhe informacione të tjera shtesë në të gjitha pikat kufitare dhe komisariatet e vendit për të parandaluar daljen e adoleshentes jashtë vendit apo shfrytëzimin e saj nga persona të ndryshëm.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





