Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim 47-vjeçarin I.M, pasi një ditë më parë, në lagjen nr.6, në furrën e bukës të shtetasit G.D., vjeç 42, banues në Durrës, ka vjedhur një sasi lekësh metalike.

Policia bën të ditur se po punon për kapjen e hajdutit.

Vlen të theksohet fakti se identifikimi i këtij hajduti që ka vjedhur “çikërrima” është bërë menjëherë, ndërkohë që kur po mbushet java nga grabitja e një argjendarie në qendër të Durrësit dhe fotot e grabitësve janë bërë publike, por policia nuk ka mundur ende t’i identifikojë e t'i kapë dy të rinjtë që nën kërcënimin e elektroshokut vodhën rreth 110 mijë dollarë bizhuteri.