Shpërthen bombola e gazit në shtëpi e si pasojë lë të plagosur rëndë dy vëllezër.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një banesë në Ishëm, ndërsa janë paraqitur për të kërkuar ndihmë me plagë të rënda në urgjencën e Durrësit dy vëllezërit Sokol dhe Bardhok Prroja, 44 e 49 vjeç.
Urgjenca e Durrësit i ka dërguar menjëherë për trajtim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, në repartin e Plastikës, nga ku mësohet se janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Burimet policore bënë të ditur paraprakisht për “DurrësLajm” se shkak i incidentit të rëndë ka qenë shpërthimi i bombolës në banesën e tyre.
Policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





