Një bombul gazi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm ne një banesë në Durrës, duke plagosur dy persona.
Mësohet se të lënduarit janë paraqitur në spitalin e Durrësit për të marrë mjekimin e nevojshëm, ku ndodhen në kujdesin e mjekëve.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 19.02.2021, në orën 08:35, në urgjencën e spitalit rajonal Durrës janë paraqitur për të marrë mjekim shtetasit S. S. dhe R. S, banues në Arapaj, Durrës, të cilët kanë mbetur të lënduar si pasojë e shpërthimit të bombulës së gazit në banesë.
Shtetasit S. S. dhe R. S. ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





