Shpërthen zjarri në një banesë në Plazh të Durrësit, ku ka mbetur e plagosur rëndë e zonja e shtëpisë.

Ngjarja është shënuar të dielën në lagjen Nr. 13, Durrës, ku në banesën e saj shtetësia N.M. 78 vjeçe është aksidentuar nga shpërthimi i gazit të rrjedhur, bëri të ditur policia. 

Sipas të dhënave, raportohet se e plagosura ndodhet në spitalin “Nënë Tereza” në gjendje të rëndë shëndetësore. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për vlerësim.