Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një mobilieri në Kodër Rrashbull në Durrës.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato xheniere, teksa ka nisur puna për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Operatori Denis Simaku sjell pamjet e para për “DurrësLajm”!