Në orën 22:15 të së hënës anijës së Rojes Bregdetare P-04 ”SEMANI” ju dha informacioni për një mjet që kishte pësuar avari.
Menjëherë anija P-04 u nis për t’i dhënie ndihmë skafit ”ALMENA” i cili ndodhej rreth 100 yard pranë “Kepit të Rodonit”, bën me dije Forca Detare.
Mjeti lundrues arriti të shpetohet dhe të rimorkohet nga anija e Rojes Bregdetare.
Skafi me flamur shqiptar me 12 persona (8 fëmijë dhe 4 të rritur) në bord u shoqërua për në Portin e Durrësit.
Operacioni SAR u krye me sukses dhe përsonat e shpëtuar ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.





