· Ricertifikimi në spitalin shtetëror, trajnime në maternitet, pediatri, kirurgji, urgjencë, patologji, neurologji, kardiologji
DURRËS, 1 gusht 2014 – “Mbledhja e rripave” për të mbajtur vendin e punës, ka detyruar infermierë të spitalit publik rajonal të Durrësit, të katërfishojnë kreditet.
Sipas burimeve zyrtare të institucionit mjekësor shtetëror, në spitalin rajonal të Durrësit 2014-a është viti i katërt që personeli i infermierëve është përfshirë në projektin e ricertifikimit.
Gjatë kësaj kohe infermierët jo vetëm kanë marrë pjesë në dhjetëra trajnime, por edhe kanë organizuar disa të tjera.
Mes tyre mund të përmendim trajnimet në maternitet, pediatri, kirurgji, urgjencë, patologji, neurologji, kardiologji etj.
Pjesa më e madhe e infermierëve kanë tejkaluar numrin e detyruar të krediteve, që duhet të kenë deri në fund të 2014.
Nga 30 kredite të nevojshme, shumica kanë marrë 4-fishin e tyre, rreth 120, thotë drejtoria e spitalit.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





