DURRËS, 2 shkurt 2015 – Tashmë ka filluar numërimi nga fundi për hapjen e Muzeut Arkeologjik. Drejtoria rajonale e kulturës kombëtare (DRKK) Durrës njofton se po bëhen sistemimet e fundit në oborr, sikurse duket në fotot e datës 2 shkurt 2015.

Për shumë kohë Muzeu Arkeologjik, një nga institucionet më të rëndësishme të Trashëgimisë Kulturore në Durrës dhe nga më të pasurit e Ballkanit, ka qëndruar i mbyllur. Një odise e pafund për shkak të restaurimeve, punimeve të brendshme, dhënies dhe rishpërndarjes së fondeve, sistemimit të eksterierit. Ka pasur një këmbëngulje të Ministrisë e Kulturës për të shpejtuar punimet. Madje kreu i qeverisë Edi Rama ka ardhur disa herë, duke nxitur dhe bashkinë për të ndihmuar me mjete. Tani Muzeu po përjeton punimet përfundimtare në prag të pranverës.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/