Situatë mjaft e rënduar është krijuar orët e fundit në njësitë administrative të Sukthit dhe Katundit të ri, si dhe në bashkinë e Shijakut.

Niveli i ujit në këto zona është ngritur menjëherë rreth 2 metra, duke përmbytur rrugët, oborret e shtëpive e duke rrezikuar edhe banorët e këtyre zonave.

Rreth dy javë pas përmbytjeve të fund janarit, këto zona janë sërish nën ujë duke rënduar edhe më shumë bilancin e dëmeve që u janë shkaktuar.

Në atë kohë, kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako dhe kryebashkiaku i Shijakut Elton Arbana premtuan se banorët do të dëmshpërblehen për dëmet e pësuara.