DURRËS, 5 janar 2014 – Hajdutët nuk ndalen as para rrezikut të katastrofave me trena, teksa orvaten të vjedhin për t’i shitur për skrap elemente metalike të traseve hekurudhore. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se më 4 janar 2014, ora 20.45, u arrestuan Bledar H., 22 vjeç, dhe G.A., 17 vjeç, të dy nga Durrësi. Gjatë natës, në lagjen nr. 13 Durrës, u kapën duke u orvatur të vjedhin pllakat metalike të linjës hekurudhore Durrës–Tiranë dhe Durrës-Elbasan. Po ashtu filloi procedimi penal e po punohet për kapjen e shtetasit Enea A., 19 vjeç, bashkëpunëtor i dy shtetasve të vënë në pranga. Por duhet vënë në dukje se qeveritë e majta dhe të djathta i kanë braktisur me kohë trenat. Sindikata në qindra raste ka denoncuar vjedhjen masive të materialeve hekurudhore.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





