Kompania e njohur Smart Center në Durrës, e cila operon me sukses që prej vitit 1998 në fushën e informatizimit të bizneseve, ndërmarrjeve, trajnimit dhe kurseve profesionale në fushën e informatikës, organizon ditën e enjte, në datë 6 qershor, një leksion të hapur me studentë të fakulteteve të UAMD-së.
Leksioni i hapur me temë “Mundësi punësimi dhe internship-i për studentët” do të organizohet në dy orare të ndryshme në kampusin në Currila dhe atë të Spitallës.
Studentët e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit dhe Fakultetit të Studimeve Profesionale do të mund ta ndjekin leksionin e hapur në kampusin në Currila, në orën 10.30.
Ndërkohë, studentët e Fakultetit të Biznesit, Fakultetit të Shkencave Politike Juridike dhe Fakultetit të Edukimit do të mund ta ndjekin leksionin në hapur në kampusin universitar në Spitallë, në orën 12.30.
Për informacion më të detajuar mbi këto leksione mund të kontaktoni në numrat e telefonit 00 355 69 737 4543 dhe 00 355 69 875 0700 si dhe në adresat e mëposhtme:






