·        Janar-shtator 2014 janë kryer 1 300 vizita okulistike.

·        Vera, raste infeksionesh bakteriale nga uji i pishinave

DURRËS, 10 tetor 2014 –  Në ditën botërore të shikimit spitali publik rajonal i Durrësit jep alarmin se 15 për qind e fëmijëve të vizituar në kabinetin e okulistikës kanë dalë me probleme në shikim, të cilat, sipas mjekëve, janë shkaktuar nga qëndrimi para kompjuterit, lojërat elektronike si dhe nga ndjekja e programeve televizive.

Në periudhën janar-shtator 2014 në spitalin rajonal të Durrësit janë kryer 1 300 vizita okulistike, thotë drejtoria e këtij institucioni shtetëror mjekimi, duke shtuar  se një pjesë të mirë të tyre e zënë fëmijët e shkollës, ku shfaqet edhe një problematikë e shtuar.

Ndërsa në shumicën e rasteve te të rriturit është problem trupi i huaj në sy dhe perdet.

Periudha e verës ka qenë e ngarkuar me raste të infeksioneve bakteriale në sy, të shkaktuara përgjithësisht nga uji i pishinave.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/