·        Rrumpallë komunikimi publik në spitalin e Durrësit, që shpall 9 vende të lira puna, pastaj kujtohet se i duhen dhe dy veta të tjerë, nuk liston ndonjë farmacist, por i duhet (kujt?) “Leja e ushtrimit te profesionit per farmacistin”

·        Në faqen on-line të Spitalit Rajonal Durrës ka një “Publikim për punësim për infermiere në Spitalin Rajonal Durrës”. Në të nuk përcaktohet ndonjë datë dhe orë, as numri i vendeve të lira, por kalohet drejt e në “thela”; një thes me gabime elementare

 

DURRËS, 12 maj 2014 –  Agjencia e Prokurimit Publik pranë Këshillit të Ministrave pranon të botojë njoftime punësimi jashtë çdo standardi ligjor dhe gjuhësor, sikurse ka ndodhur me spitalin rajonal të Durrësit (shih faksimilet).

Drejtorja, zonja Ardiolë Frashëri, shpall 10 vende të lira pune, ku në 8 vende të lira pranohen vetëm femra [qortimi gjuhësor është i “Dyrrah”-ut]:

“1. Mjeke pediatre 

2. Mjeke ortopede infantile

3. Infermiere

4. Recepsioniste

5. Sanitare

6. Sekretare

7. Arkiviste (part-time)

8. Biokimist

9. Inxhinier mekanik

10. Inspektore personeli”

Znj. Frashëri urdhëron që brenda datës 13 maj 2014, ora 12, të interesuarit të dorëzojnë dosjen pranë zyrës së personelit, ku të paraqiten 7 dokumente, kurse në pikën 8, posaçërisht: Leja e ushtrimit të profesionit për farmacistin!

Lexuesi e vëren lehtë se në 9 profesionet e listuara nuk figuron ndonjë farmacist!

Dhe në fund kapaku i artë i shkujdesjes dhe paditurisë së skajshme:

“Shënim: Kërkohen gjithashtu 2 mjekë në specialitetet kardiolog dhe kirurg për

të kryer shërbim 24-orësh”.

Për këta 2 mjekë nuk vlejnë dokumentet?!

DREJT E NË “THELA”

Por ka dhe një qyfyre tjetër: në faqen on-line të Spitalit Rajonal Durrës (shih http://www.srd.gov.al/index.php/njoftime/179-publikim-per-punesim-per-infermiere-ne-spitalin-rajonal-durres) ka një “Publikim për punësim për infermiere në Spitalin Rajonal Durrës” (shih faksimilen).

Në të nuk përcaktohet ndonjë datë dhe orë, as numri i vendeve të lira, por kalohet drejt e në “thela”:

“Të dorëzohen dosjet pranë zyrës së personelit,ku të përfshihen këto dokumente:

1.- CV

2.- Karta e identitetit

3.-Diplomë e Fakultetit të Infermierisë dhe lista e notave (e noterizuar)

4.-Diplomë e masterit dhe lista e notave

5.- Referencë pune (nga vend i punës së mëparshme)

6.- Provimin e shtetit

7.- Raport mjeko-ligjor që je e aftë për punë.

Shënim: Kandidatet për konkurrim përveç vlerësimit të dokumenteve u vlerësohet edhe testi i përbërë nga 100 pikë, i cili mbetet në dosje si dokument. Drejtori Ardiola Frashëri”

Pasi është bërë qortimi i gabimeve të shtypit dhe të drejtshkrimit nga “Dyrrah”-u, shihet se në njoftim data e dorëzimit të dokumenteve, por edhe mirësjellja (raport mjeko-ligjor që je e aftë për punë); ka përzierje të trajtës së pashquar me të shquar dhe i rasës së emrit: në 5 pika janë në trajtë të pashquar; në pikën 2 në trajtën e shquar rasa emërore (karta e identitetit, në fakt jo ajo, por kopja e saj!) dhe në pikën 6 po në trajtën e shquar, tani në rasën kallëzore (provimin e shtetit).

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/