DURRËS, 10 dhjetor 2014 –  “Dyrrah”-u ka mësuar në Ministrinë e Shëndetsisë se, më 13 nëntor 2014, spitali rajonal publik i Durrësit ka nënshkruar kontratë me shoqërinë “Imifarma” shpk të Tiranës me një vlerë prej 198 912 000 lekë (1,4 milion euro) nga buxheti i shtetit për lëvrimin e vaksinës ndaj gripit në sezonin 2014-2015.

Përveç këtij institucioni mjekimi, do të furnizohen dhe 17 qendra shëndetësore në rrethin bregdetar (9 në qytetin e Durrësit, përfshirë dhe atë të ish-Kënetës) dhe ato të Gjepalajt, Ishmit, Katundit të Ri, Maminasit, Shijakut, Rrashbullit, Sukthit, Xhafzotajt.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/