DURRËS, 26 nëntor 2014 – Spitali Rajonal i Durrësit (SRD) ka nisur procesin e akreditimit, njoftoi ky institucion publik i sistemit shëndetësor.
Pak vite më parë ishte i vetmi në vend, që u akreditua nga Qendra Kombëtare e Akreditimit dhe Cilësisë së Institucioneve Shëndetësore. Kjo e fundit zhvilloi në mjediset e SRD trajnimin, që kishte qëllim njohjen e personelit shëndetësor me këtë proces. Në trajnim morën pjesë shefat e shërbimeve, kryeinfermierët dhe stafi mjekësor. Ky është vetëm fillimi procesit, i cili do të shoqërohet me vlerësimin e standardeve nga vet stafi i spitalit e më pas do të kalojë në proces monitorimi nga Qendra e Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore.
Gjithçka për të rritur performancën në dhënien e shërbimit për çdo pacient, tha SRD-ja.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





