DURRËS, 3 tetor 2014 – Spitali rajonal i Durrësit do të ofrojë analizën e mamografisë falas gjatë gjithë muajit tetor, njoftoi ky institucion shtetëror mjekimi.
Fushata është përqendruar këtë vit te të gjitha mësueset mbi moshën 50 vjeç.
Janë 434 arsimtare që do të përfitojnë këtë diagnostikim, që shpëton jetë. Mamografia është një analizë që mund të kapë që në gjenezë qelizat kancerogjene në gjirin e një gruaje.
Kanceri i gjirit është një sëmundje e shërueshme, nëse kapet në kohë.
Çdo vit 150 gra shqiptare humbin betejën me kancerin e gjirit.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





