·E çuditshme/ Dyshime për afatin 9-ditor në dorëzimin e dokumenteve nga ana e interesuarve

DURRËS, 18 maj 2015 –  Edhe pse ka nevojë për të plotësuar 23 vende të lira pune, spitali rajonal publik i Durrësit (SRD), i shpall më 11 maj 2015 dhe vë si datë përfundimtare të dorëzimit të dokumenteve pranë zyrës së personelit datën 20 maj 2015. Kjo gjë ngjall dyshime për seriozitetin. Por, pa paragjykuar, ndoshta njoftimi mund të jetë bërë sa për të larë gojën, pasi vendet e lira mund të jenë plotësuar, iu ankuan “Dyrrah”-ut, të hënën, më 18 maj 2015, disa të interesuar, që ishin informuar nga sajti i agjencisë së prokurimit publik, ku ishte botuar e skanuar shkresa plot gabime shtypi dhe drejtshkrimi.

SRD-ja thotë se kërkon të punësojë: 16 infermiere, 1 ekonomist finance dhe 1 ekonomist kostoje, jurist, 1 specialist hotelerie, 1 inxhinier mjedisi, 1 koordinator telemjekësie, 1 informaticien.

 /red. soc. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/