DURRËS, 14 tetor 2014 – Spitali i Durrësit ka krijuar një traditë dhjetëravjeçare për punën shkencore, si në nivel vendor dhe ashtu dhe ndërkombëtar, sidomos pas ngritjes së tij në rang universitar.
Bëhet e ditur se të shtunën, më 18 tetor 2014, në sallën e telemjekësisë në Spitalin Rajonal të Durrësit do të organizohet Konferenca e 6-të Mediko-Kirurgjikale.
Kreditet e konferencës njihen nga Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim.
Me lektorë shqiptarë dhe amerikanë konferenca do të trajtojë 24 tema të ndryshme.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





