DURRËS, 1 dhjetor 2014 –  Spitali rajonal i Durrësit njofton se ky institucion i kushton rëndësi të veçantë sistemit të referimit. Çdo pacient, që e ndjek këtë sistem, nga mjeku i familjes e deri te ai specialist, merr falas çdo shërbim mjekësor.

Të gjithë ata që nuk respektojnë sistemin dhe nuk janë të siguruar, do të kalojnë përmes tarifave të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë. Ato janë të ndryshme për çdo shërbim dhe të afishuara në hollin e spitalit.

Info

Pacientët që kanë nevojë për diagnostikim dhe trajtim mjekësor më të specializuar në spital, në momentin e shtrimit duhet të kenë me vete:

1. Rekomandim për shtrim në spital të lëshuar pas vizitës nga mjeku i familjes apo pas konsultës nga mjeku specialist i poliklinikës apo spitalit

2. Ekzaminime laboratorike dhe imazherike, të cilat janë realizuar disa ditë para shtrimit në spital

3. Fotokopje të kartës së identitetit ose pasaportës

4. Fotokopje të librezës së shëndetit

Nga ky rregull përjashtohen urgjencat mjekësore, që shtrohen menjëherë dhe marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/