Edicioni i dytë i festivalit “Këndon Napoli… në Shqipëri” starton mbrëmjen e sotme në sheshin qendror të Durrësit, në orën 20.30.
Në konferencën për shtyp pak orë para nisjes së spektaklit muzikor në sheshin “Liria” organizatorët e tij dhe disa prej të ftuarve dhanë një konferencë për shtyp, ku bënë të ditura detaje nga ky event.
“Prezantojmë këtë edicion të dytë, sepse Kënga Napoletane është një këngë e Mesdheut. Për këtë arsye, ajo është në simbiozë me Durrësin, sepse Napoli dhe Durrësi kanë Mesdheun dhe në të njëjtën kohë tingullin e Mesdheut.
Ne besojmë se historia e përbashkët e dy qyteteve, por edhe e dy vendeve Shqipëri dhe Itali krijon sinergjinë e duhur muzikore dhe kulturore për të na stimuluar të gjithëve”,- tha ndër të tjera drejtori artistik Giuseppe Palumbo.
Sheshi qendror i Durrësit pritet të ndizet mbrëmjen e sotme nga tingujt e muzikës napoletane nën interpretimin e grupit “Il Calimma” dhe këngëtares durrsake Luljeta Strefi.