DURRËS, 14 maj 2014 –  Në plazhet e qarkut të Durrësit këtë verë do të ketë një shërbim mjekësor më intensiv dhe të përforcuar me pika shëndetësore të reja dhe personel mjekësor më të shumtë në numër.

Drejtori i Shëndetit Publik për qarkun e Durrësit Kristaq Huta konfirmon se këtë vit do të hapen 2 pika të reja shëndetësore, mes të cilave veçohet ajo e Shkëmbit të Kavajës, që do të ketë personel mjekësor të specializuar me 3 mjekë, 5 infermierë dhe një autoambulancë që do të shërbejnë 24 orë në dispozicion të pushuesve.

Për here të parë për zonën e Gjirit të Lalëzit do të aktivizohet një projekt i Kooperacionit Italian në Shqipëri për emergjencat civile.

Ndërkohë do të bashkërendohet puna mes spitaleve rurale të Ishmit, Manzës, Shijakut dhe Durrësit për të mbuluar më mirë urgjencat që lindin në zona të veçanta të bregdetit.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/