DURRËS, 27 shtator 2013 – “Stop rrënimit”, ndërtimet pa leje janë bërë gjahu i parapëlqyer për shou i Ministrit të ri të Brendshëm Saimir Tahiri, që u është qepur me bukë një trastë njësive vendore socialiste të Durrësit, Vlorës, Elbasanit. Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut të Durrësit bëri të ditur se më 26 shtator 2013 ka filluar procedimin penal në gjendje të lirë ndaj dy nëpunësve të inspektoratit ndërtimor të bashkisë së Durrësit (E. M., vitlindja 1975 dhe E. K., vitlindja 1980), të cilët kanë lejuar vijimin e një ndërtimi pa leje në lagjen nr. 14 nga ana e shtetasit D. J., i cili vetë që nga data 18 shtator 2013 është proceduar për këtë ndërtim. Një tjetër procedim penal në gjendje të lirë ka filluar më 26 shtator 2013 ndaj shtetasit SH. H., vitlindja 1985, pasi rreth orës 12.00, në lagjen nr. 7 është kapur duke kryer një ndërtim pa leje, banesë njëkatëshe. Materialet iu përcollën prokurorisë.

 

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/