DURRËS, 23 maj 2014 – Nga vendi i Mullinjve dhe Tulipanëve në Shkëmb të Kavajës, Kep të Rodonit, Llogara e Skrapar, kështu 180 studentë holandezë të turizmit realizojnë detyrat e kursit, si dhe përjetojnë plazh mesdhetar, aventura / ekskursione (hiking / walking), lundrime me kajakë (rafting).
Operatori me seli në Tiranë “Outdoor Albania” që organizon ture me të huaj në Shqipëri, ka mundur të sjellë në Durrës, në një nga hotelet te Shkëmbi Kavajës, 180 studentë nga Holanda për të eksploruar turizmin shqiptar.
Ata do të bëjnë praktikë në Shqipëri për temat e kursit, duke shijuar në plazhin e shkretë ditën me diell të së mërkurës (21 maj 2014) detin Adriatik.
Gjatë 5 ditëve të qëndrimit në Shqipëri do të shkojnë për rafting në Skrapar (kanionet e Osumit), Llogara dhe do të përfundojnë në Kepin e Rodonit.
Natyrisht, përveç anës mësimore, këta studentë do të promovojnë në Holandë larminë e tureve në Shqipëri: det, mal, lundrime, ekskursione, aventura, etnografi, historike antike dhe moderne.
Studentët holandeze do të asistohen dhe nga Agjencia Kombëtare e Turizmit e Shqipërisë për informacione aq të nevojshme për diplomim.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





