Plot 7589 studentë të universitetit "Aleksandër Moisiu" në Durrës, kanë mbledhur firmat dhe i kanë dërguar një peticion ministres së re të Arsimit, Besa Shahini.
Studentët e Durrësit, në peticionin e firmosur, kërkojnë plotësimin e 10 kërkesave të tyre, ndër të cilat shfuqizimi i Ligjit Për Arsimin e Lartë.
Protesta e studentëve vijon që prej 4 dhjetorit të vitit të shkuar, e cila nisi fillimisht në fakultete të veçanta e më pas para ministrisë së Arsimit, Kuvendit dhe Kryeministrisë. Që prej janarit, një pjesë e mirë e studentëve janë ngujuar brenda fakulteteve në Tiranë, Durrës e Elbasan duke bojkotuar mësimin.





