Durrës, 9 maj 2014 – “Xhepistët” duket se janë rishfaqur në linjat e urbanit që lidhin qendrën e Durrësit me lagjet e qytetit bregdetar.
Një student i universitetit “Aleksandër Moisiu” ka denoncuar në polici faktin se ndërsa ndodhej në autobuzin e linjës Durrës – Currila, i ka vjedhur celularin e markës Samsung Galaxy.
Për shkak të numrit të madh të pasagjerëve në autobus dhe “aftësisë” së xhepistit studenti 19 vjeçar F.M., e ka kuptuar vetëm kur ka zbritur nga autobuzi mungesën e celularit.
I ndodhur në këto kushte ai ka bërë denoncimin në polici, ndërkohë që blutë kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e hajdutit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





