20 gusht 2015 – Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton se gjatë orëve të para të mëngjesit të së enjtes, 20 gusht 2015, si pasojë e motit të keq, në disa nënstacione elektrike në Durrës dhe Tiranë u shfaqën defekte, për të cilat u punua deri në eliminimin e plotë të tyre. Aktualisht të gjitha linjat e tensionit të lartë dhe ato 35 kV janë në eficencë të plotë.
Avari kanë pasur linjat 30 kV Shkozet-Shijak, Shijak-Fllakë, të nënstacioneve Shijak, Manzë dhe Vorë. Aktualisht të gjithë pajtimtarët që furnizohen nga këto nënstacione, kanë marrë drita (Maminas, rrethina Vorë-Maminas, Gërdec-Maqinet, Prezë-Fushë Prezë, Vorë-Rinas).
Zona e Shijakut gjithashtu u furnizua me energji (Gjepalaj, Shahinaj, Romanati, Shkallnuri, Sukth Perimorja, Koxhasi, 4 Rrugët e Shijakut, Katundi i Ri, Qerreti, Metallaj, Manza, Kulla, Perlati, Hamallaj, Rrushkulli, Rada, Rubjeka, Bilalasi, Shkafania, Gjiri i Lalzit, Ishmi). Po kështu u normalizua furnizimi në bizneset “Alumini”, “Kantina e verës”, “Deka”, “Pulari Duka”, “Maminas”, “Elda”, “Salillari”, “Fabrika e këpucëve”, “Hotel Kastrati”, “Agro-Blend”, “Rrobaqepësi”, “Metali”, “Inerte”, “Ital-Alba”, “Materiale ndërtimi”, dhe Radiostacioni-Shijak.
/red. th. m. portali “durreslajm.com”/





