Prindërit e ardhshëm të Durrësit por edhe më gjerë, që i drejtohen maternitetit të qytetit, duhet të mendohen shumë herë përpara se të marrin rrugën për në këtë maternitet. 

Të gjitha nënat që i drejtohen maternitetit, duhet të kalojnë në rrugën “Sulë Demneri”. Nënat duhet të marrin masat që duke kaluar në këtë rrugë, mund të dëgjojnë edhe të qarën e parë të fëmijës.

Rruga “Sulë Demneri” e cila zë fill nga kryqëzimi me “Aleksandër Gogën” e vijon edhe më lart, tek godina e maternitetit e në lagjen numër 7, është shqetësimi kryesor i banorëve në këtë fillim stine të dimrit. E dëmtuar në mënyrën më të rëndë, i gjthë segmenti është bërë i pakalueshëm në kohë të thatë, e në kohë me rreshje.  

Në këtë situatë duhet menduar dy herë nëse rruga të çon apo jo në maternitet.

Banorët e lagjes 7 thonë se cdo vit bëhen ndërtime me pallate të reja e po çdo vit pronarët e këtyre ndërtimeve e dëmtojnë në mënyrë të pariparueshme e të pakthyeshme rrugën.

Qytetarët paguajnë taksa , makinat paguajnë taksë qarkullimi ndërtuesit paguajnë taksë ndërtimi, dhe bashkia duhet të investojë për ndërtimin e rrugës.

K.H.