Fondacioni “Shoqëria e hapur për Shqipërinë” në bashkëpunim me “Lëviz Albania”, ka organizuar një tryezë të rrumbullakët me gazetarët lokalë të vendit me temë “Gazetaria Vendore dhe raportimi i thelluar në bazë të të dhënave dhe evidencat”. 

Tryeza i paraprinte thirrjes për shkrime investigative që do të publikohen në vazhdimësi nga nisma “Porta vendore.Al” drejtuar gazetarëve lokalë. 

Elisa Gjerani,m e cila është njëherësh edhe kryeredaktore e “Porta Vendore”, tha se do të organizohet një konkurs përzgjedhës për të prodhuar artikuj investigativ për pushtetin vendor. Në këtë përzgjedhje do të marrin pjesë gazetarë të punësuar në mediat e lira ose dhe gazetarë në profesion të lirë.

Fituesit e konkursit do të përzgjidhen nga një juri e pavarur gazetarësh dhe ekspertë të fushës.

K.H.