Ditën e enjte, më datë 12 shtator, miq artistë, shkrimtarë e poetë do të mblidhen për të kujtuar mikun e tyre, poetin dhe dramaturgun Avni Mulaj.
Aktiviteti përkujtimor do të zhvillohet në orën 11.00, në odeonin “Nikolin Xhoja”.
“Edhe pse lindi në Tropojë e u shkollua në Shkodër e Tiranë, lulen e rinisë ia fali Durrësit, qyteti ku ai jetoi dhe zhvilloi veprimtarinë e tij artistike derisa emigroi në USA. Autor i 12 vëllimeve me poezi dhe dy dramave të cilat u vunë në skenën e Teatrit “A. Moisiu”, për t’u bërë të paharruara: “Gërsheti i luftrave” dhe “Përsëri Galicajt””,- njofton teatri “Aleksandër Moisiu” në një postim në Facebook.
Aktiviteti përkujtimor është organizuar nga Biblioteka Publike Durrës në bashkëpunim me Klubin e Shkrimtarëve dhe Artistëve, dega Tropojë.