Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 21- vjeçar, pasi është kapur në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin Florian Lugja, banues në Durrës, pasi më datë 13.08.2016, rreth mesnatës, në autostradën Durrës –Tiranë, duke drejtuar mjetin tip Benz me targa AA 741FJ, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka goditur një tabelë reklame.
Për pasojë është aksidentuar vetë drejtuesi mjetit i cili ndodhet nën kujdesin e mjekeve në Spitalin Rajonal Durrës.
Gjatë bërjes së testit të alkoolit rezultoi se ishte në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt" parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal.





