3 persona janë vënë në pranga nga policia e Durrësit 24 orët e fundit, pasi janë kapur në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Dy prej tyre janë ndaluar në gjendje të dehur dhe një tjetër për tejkalim shpejtësie.

Në vijim të zbatimit të planit të masave për rritjen e sigurisë të përdoruesve të rrugës, konkretisht janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

-Kastriot Aldemiraj 30 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 26.08.2016, në lagjen numër 1, rreth orës 03:38 është kapur nga efektivët blu duke drejtuar automjetin tip Audi A4 me targa AA 843 FO, në gjendje të dehur në masën 0.73 mg/l.

-Serxho  Manreka 26 vjeç, banues në Durrës, më datë 26.08.2016, në lagjen numër 1, rreth orës 03:58 është kapur nga Shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip  motorçiklet  Honda  me targa AM591,në gjendje të dehur  në masën 0.76 mg/l.

-Altin Haka, 31 vjeç, banues në Kavajë. më datë 27.08.2016, në lagjen Nr.1, Durrës, reth orës 03:30 është kapur nga Shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip Audi me targa CG 794 XE në gjendje të dehur në masën 0.59 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt" parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal.