(Foto ilustruese)
Në prangat e efektivëve të Policisë së Durrësit kanë përfunduar 3 shtetas, të cilët kanë rezultuar nën efektin e alkoolit në momentin kur ishin në drejtimin e automjetit.
Në pranga kanë rënë shtetasit:
•Lavdrim Farruku, 42 vjeç, banues në Manëz, Durrës;
•Besim Balla, 27 vjeç, banues në Rrashbull.Durrës;
• Florenc Gjergji, 21 vjeç, banues në Radë, Durrës.
Sipas policisë, 42 vjeçari Farruku, në lagjen nr.12, Durrës është kapur nga policët rrugorë duke drejtuar mjetin tip Benz Furgon me targa INI7589 në gjendje të dehur. Ndërkohë i riu Balla është ndaluar në zonën e plazhit në orët e para të mëngjesit të sotëm po në gjendje të dehur.
Por ai që ka shkaktuar dëmet më të mëdha ka qenë 21 vjeçari Florenc Gjergji, i cili ka humbur kontrollin e mjetit e për pasojë ka goditur rreth orës 4.40 të mëngjesit të sotëm, në lagjen Nr.1, dy mjete të parkuara, njerin tip Audi me targa AA 514 KK dhe tjetin tip Ford me targa AA 754 NX. Për shkak të orës orës mjaft të vonë, si pasojë e përplasjes u shkaktuan vetëm dëme materiale.
Drejtuesit të mjetit iu bë testi i alkoolit dhe rezultoi se ai ishte në gjendje të dehur në masën 0.55 %.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt" parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal.





